Cechi Gori përfundon pas hekurave, presidenti i Fiorentinës dënohet me 8 vite e gjysëm burg

0
378

Ish-presidenti i Fiorentinës, Vitorio Çeki Gorio është arrestuar të premten mbasdite dhe është shoqëruar për në burgun e Rebibias në Romë ku do të vuajë dënimin prej 8 vitesh e gjysëm.

Sipas “Corriere della Sera”, Gorio akuzohet se ka kryer mashtrime të ndryshme financiare, ndër të cilat mashtrim në lidhje me falimentimin, ndërkohë 77 vjeçari u shoqërua në burg pasi humbi fazën finale të apelimit.

Beteja e tij me drejtësinë fillon që në vitin 2008, me rënien e kompanisë së tij kinematografike “Safin”, ndërsa përpara kësaj, Gori ka qenë president i klubit të Fiorentinës nga viti 1993 deri në vitin 2002, kur dhe shpalli falimentimin e klubit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here