Deputetja e opozitës Rudina Hajdari në përfundim të tryezës së Reformës Zgjedhore deklaroi se u diskutua për aplikimin e teknologjisë në zgjedhjet e ardhshme.
Por ajo propozoi që kandidatët për deputetë apo kryebashkiak, duhet të verifikohen që të mos jenë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit.
“Është koha të hidhet ky hap, të ketë lustracion të kandidatëve për kryetarë të bashkive apo deputetë, nëse kanë qenë bashkëpunëtorë të sigurimit të shtetit. Është hap i mirë për të cilin kemi pasur dakordësi”, tha Hajdari.
Ndërkohë, përfaqësuesi i LSI, Petrit Vasili deklaroi se u diskutua për identifikimin, votimi dhe numërimin elektronik, me synim shmangjen e manipulimit të votave.







































