Google search engine
Home Politike Zëdhënësi i Presidentit jep detajet se ç’do të ndodhë në 2 Mars:...

Zëdhënësi i Presidentit jep detajet se ç’do të ndodhë në 2 Mars: Regjistroni çdo gjë me celular. Ja çfarë duhet të merrni me vete

0
351

Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, ka dhënë detaje për qytetarët lidhur me manifestimin e 2 marsit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ai shkruan se vetëm flamuj e mimoza lejohen në tubim. Blushi bën thirrje që qytetarët të mos bien pre e provokimeve dhe të përdorin celularin për të regjistruar çdo gjë.

Reagimi i plotë i Tedi Blushit

Të dashur qytetarë,

Me rastin e Manifestimit madhështor Mbarëkombëtar që po afron kërkojmë jo vetëm pjesëmarrjen Tuaj, por edhe bashkëpunimin për realizimin e tij në mënyrën më qytetare, europiane dhe patriotike.

Theksojmë edhe njëherë qëllimin gjithëpërfshirës të këtij Manifestimi, ndaj vetëm flamujt kuqezi janë të mirëpritur.

Theksojmë se ky është Manifestim, jo për dhunë ndaj institucioneve, por kundër dhunës sistematike që një grup puçistësh ushtrojnë ndaj Kushtetutës dhe të drejtave tuaja kushtetuese.

Ndaj nëse mundeni edhe mimozat janë të mirëpritura.

Ju ftojmë të shmangni çdo incident dhe provokim nga cilido, dhe përdorni celularin tuaj për të regjistruar çdo gjë.

Në Presidencë funksionon një grup organizator pa pushim, me të cilët mund të kontaktoni:

Këshilltari për Mbrojtjen, z.Dedë Prenga
Numër celulari: +355699848359

Këshilltari për Emergjencat Civile, z.Shemsi Prençi
Numër celulari: +355696067755

Këshilltari për Pushtetin Vendor, z.Ylli Asllani
Numër celulari: +355692053488

Për çdo informacion dhe ide që keni na kontaktoni menjëherë dhe në adresat e email:

pranverakuqezi@president.al

beselidhja@president.al

Për mbarëvajtjen e Manifestimit do të ketë 3 mijë aktivistë me shirita kuqezi!

Ju lutem bashkëpunoni me ta!

E gjithë Europa dhe bota do t’i ketë sytë në Tiranë më 2 mars. Aty ku do të jeni edhe ju!

MIRËSEVINI NË PRANVERËN KUQEZI!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here