Google search engine
Home Politike U zotua se më 2 mars do shpartallojë “grushtin e shtetit”, ish-zv.kryeministri...

U zotua se më 2 mars do shpartallojë “grushtin e shtetit”, ish-zv.kryeministri i Berishës jep paralajmërimin e frikshëm për Metën: Duhet shkarkuar urgjentisht…

0
325

Ish-zv.kryeministri i Berishës gjatë viteve 1992-1995, Bashkim Kopliku ka komentuar tubimin që pritet të mbajë presidentin Ilir Meta në 2 Mars.

Sipas tij Meta duhet shkarkuar nga parlamenti, urgjentisht, se po u la më tej në detyrë, do t’i lihet mundësia të dëmtojë më tej interesat jetësore të shqiptarëve.

Kopliku shkruan:

“Presidenti po kërkon me ngulm që ta heqin nga detyra; po shkel Kushtetutën disa herë, deri në organizim trazirash publike në krah të një partie politike, rasti i fundit “2 marsi”.

Është e qartë qe po vetë-viktimizohet për interesa personale, veprimtari që po e vesh me fraza pseudodemokratike e pseudopatriotike.

Kaq desha të them, pa kaluar në arsyetime se përse e mban këtë qendrim.

Po e mbyll duke thënë se presidenti tashmë ia arriti qëllimit: tani duhet shkarkuar nga parlamenti, urgjentisht, se po u la më tej në detyrë, do t’i lihet mundësia të dëmtojë më tej interesat jetësore të shqiptarëve kudo ku janë.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here