Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela ishte në Vlorë për analizën e KLSH-së, ku pas takimit u pyet për padinë e Presidentit të Republikës Ilir Meta në SPAK për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj, por nuk ka preferuar të prononcohet duke thënë se nuk ka lidhje.
Ndërsa përsa i përket aksionit të sotëm na Lazarat ku thuhet se janë arrestuar 8 persona, mes tyre një ish-kandidat për deputet dhe janë shoqëruar rreth 40 të tjerë Çela tha se është “puna e prokurorisë së pavarur, zbatimi i ligjit, reforma në drejtësi, këto janë rezultatet”.







































