Kreu i qeverisë Edi Rama është pyetur sot nga gazetarët edhe në lidhje me letrën që 8 socialistët i dërguan dje Kongresit për ndryshime në drejtimin e partisë. Në përgjigje Rama u ‘kap’ me pyetjen e gazetares e cila përdori termin, ‘socialistë të vjetër’.
Rama tha se e ka top shtëpinë e socialistëve, dhe se nuk mund të ketë të vjetër dhe të rinj në parti.
“Nuk ka socialistë të vjetër, socialistët janë gjithmonë të rinj. Kështu që mos flisni për socialistë të vjetër, të jesh socialist do të thotë që të mos jesh asnjëherë i vjetër.
Unë jam këtu për ata që kanë humbur shtëpitë, socialistët e kanë shtëpitë top, kështu që kur e ke shtëpinë top, të tjerat janë luks. Të gjitha diskutimet e tjera pastaj janë luks”, u shpreh Rama.







































