Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një fshat të Tiranës.
Mësohet se një sasi tritoli i është vendosur një automjeti tip ‘ Volkswagen’ në fshatin Çekrez të Tiranës.
Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Burime bëjnë me dije se automjeti është në pronësi të 45-vjeçares Kujtime Hoxha, e cila nuk rezulton që të ketë ndonjë konflikt të mëparshëm.
Policia ka gjetur në afërsi të makinës një fitil përcjellës, ndërsa nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.







































