Google search engine
Home Politike Drejtesi Pas përballjes me vëzhguesin ndërkombëtar, KPK merr vendimin për gjyqtarin e Apelit...

Pas përballjes me vëzhguesin ndërkombëtar, KPK merr vendimin për gjyqtarin e Apelit të Tiranës

0
315
Lulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, gjate nje seance te Komisionit te Pavarur te Kualifikimit, KPK, i cili ka nisur sot seancen degjimore me Rovena Gashi, prokurore ne Prokurine e Pergjithshme. Gashi e cila po kalon ne procesin e rivleresimit kalimtar, i njohur ndryshe si procesi i vettingut, i cili do te hetoje pasurite e saj nuk eshte paraqitur ne seance. /r/n/r/nLulzim Hamitaj, Genta Tafa Bungo, Pamela Qirko, during a hearing session of the Independent Qualification Commission, IQC with the Prosecutor at the General Prosecutor's Office Rovena Gashi.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtari i Apelit të Tiranës, Asim Vokshi. Sipas vendimit të shpallur nga kryesuesja Genta Tafa Bungo, gjyqtarit Vokshi duhet t’i referohet në dosjen e tij të vlerësimit profesional një vendim i kthyer nga Gjykata e Apelit.

Gjyqtari Vokshi u hetua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për të tre kriteret e rivlerësimit. Në seancën dëgjimore u bë me dije se atij i kishte kaluar barra e provës për të dokumentuar të ardhurat e prindërve pas përfitimit përmes dhurimit të një apartamenti 44 m2 me vlerë prej 21.350 euro.

Vokshi rezultoi pa probleme në kriterin e figurës, ndërsa pati një përballje me vëzhguesin ndërkombëtar Theo Jacobs mbi një denocnim për një vendim që ishte prishur në Apel.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here