Kryeqyteti francez u përfshi nga një zjarr i fuqishëm, pranë “Gare de Lyon”, ku disa makinave dhe motorëve iu vu flaka, pak përpara nisjes së koncertit të Fally Ipupa, ylli kongolez i muzikës rep. Policia evakuoi zonën dhe i ndaloi hyrjen kujtdo.
Prefektura e Parisit shpjegoi se përleshjet janë të lidhura me koncertin e këngëtarit, që është në shënjestër të opozitarëve të regjimit të presidentit të Kongos, Felix Tshisekedi.
Në të shkuarën, një nga koncertet e tij në Paris, në “La Cigale”, u anulua prej protestave të kontestuesve. Pikërisht prej kërcënimeve të marra, këngëtari nuk performonte prej një dekade në territorin francez.








































