Google search engine
Home Aktualitet OFL ‘godet’ sërish, iu dërgon ultimatumin dy ‘të fortëve’ të Krujës dhe...

OFL ‘godet’ sërish, iu dërgon ultimatumin dy ‘të fortëve’ të Krujës dhe të Elbasanit: Përgjigjuni brenda 48 orësh! (EMRAT)

0
362

Operacioni i Ligjit ka ‘goditur’ sërish ditën e sotme dhe kësaj radhe vëmendja është drejtuar në Elbasan dhe në Krujë. OFL iu ka dërguar formularin për deklarimin e pasurisë dy shtetasve dhe kërkon që t’i përgjigjen brenda 48 orëve.

Mësohet se në ‘siten’ e OFL janë vënë shtetasit Flamur Hakën në Nikël dhe Talo Celën më Elbasan.

E plotë:

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon operacioni Forca e Ligjit, në bashkëpunim me strukturat vendore të Policisë, për dërgimin e kërkesave për vetëdeklarim të pasurisë.

Në këtë kuadër, OFL u ka dërguar kërkesat për vetëdeklarim të pasurisë shtetasve:

F. H., banues në Krujë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”;

T. Ç., banues në Elbasan, i dënuar për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.

Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here