Përfaqësuesi i PD-së në tryezën e Reformës Zgjedhore, Oerd Bylykbashi u shpreh se do i lënë pak kohë PS-së që të shohë këto propozime, ndërsa shtoi se ato kërkesa janë tashmë të njohura prej kohësh.
“Kërkuam identifikim elektronik te votuesve. Shqiptarët vuajnë nga zgjedhje që janë të papranueshme. Ne propozuam sot një adresim të drejtpërdrejtë. Shpresojmë që të kemi dakordësi që shqiptarët në të gjitha qendrat e votimit, në zgjedhjet që vijnë të kenë mundësi që të mbajnë zgjedhje të votueshme.
Ky do të ishte një hap i madh që do të çonte drejt depolitizimit të komisioneve zgjedhore. T’i lëme kohën e mjaftueshme që është minimale për të parë kërkesat tona që janë të qarta. Propozimi është i thjeshtë, uroj te mos ketë justifikime.”, tha Bylykbashi.







































