Google search engine
Home Aktualitet Kishin paguar nga 700 euro, si i mashtroi taksisti 20 refugjatët afganë...

Kishin paguar nga 700 euro, si i mashtroi taksisti 20 refugjatët afganë që donin të shkonin në Shkodër, por ai i la në Vlorë!

0
324

20 emigrantë afganë janë kapur nga Policia e Vlorës në autostradën Vlorë-Fier, në afërsi të Novoselës.

Mes emigrantëve kishte gra dhe fëmijë. Nga komunikimi paraprak me policinë, emigrantët janë shprehur se i kishin marrë dy persona me makinë nga një zonë ruralë në Kakavijë, me premtimin për t’i transportuar në Shkodër.

Ata janë shprehur se kishin paguar 700 euro për person. Por, me sa duket, organizatorët e këtij rasti trafiku i kanë braktisur në afërsi të Novoselës duke u thënë që kishin arritur në hyrje të Shkodrës.

“Kemi paguar lekët, dhe tani nuk kam qumësht për fëmijën, është shumë e vështirë për mua. Këpucët i kemi të lagura, bie shi, jemi me fëmijë”, thotë një grua me foshnjën e saj e mbetur në mes të katër rrugëve.

“700 euro kemi paguar. Kemi ardhur për një jetë më të mirë. Unë jam 19 vjeç, më quajnë Melika jam e vetme, pa familjen time. Jam e frikësuar këtu. Nëna më mbeti në Iran, babai dhe vëllai janë në Greqi. Nuk kemi për të ngrënë”, thotë një vajzë 19-vjeçare, teksa e pyetur përse u nda me familjen, përlotet dhe thotë: Për një jetë më të mirë.

“Jam nga Afganistani. Jemi rreth 20 veta, 4 janë fëmijë. Kemi një javë në Tiranë. Ne do të shkonim në Shkodër. Shoferi i taksisë na kërkoi 700 euro për në Shkodër. Tani jemi këtu, dhe nuk e dimë ku do të shkojmë. Ne duam të ikim në Bosnje, Serbi, Itali, Gjermani, ku të jetë. Në vendin tonë luftohet, ka luftë, ishim të pasigurt. Jam këtu me gjithë familjen time, fëmijët, gruan, motrën”, tha një person nga Afganistani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here