Një tjetër zyrtar i lartë i policisë ka kaluar sot në ‘sitën’ e vettingut.
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë Artan Shkëmbin me funksion drejtor të Drejtorisë Qëndrore, në departamentin e policisë Kriminale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.
Shkëmbi rezultoi i pastër në të 3 shtyllat e vlerësimit, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.
Në seancën e parë dëgjimore të mbajtur më 7 shkurt drejtori i policisë kriminale Artan Shkëmbi paraqiti prova të reja sa i takon disa problemeve të evidentuara nga KJV në dy prej shtyllave të vlerësimit atë të pasurisë por edhe të pastërtisë së figurës.
Artan Shkëmbi është kreu i task forcës “Forca e Ligjit”, ndërsa më herët ishte dhe pjesë e garës për kreun e BKH por që nuk arriti të kualifikohej në fazën e testit të poligrafit.







































