Goglat nga shorti për fazën e 1/8 të Europa League rezervuan disa përballje mjaft të bukura për këtë raund të kompeticionit të dytë më të rëndësishëm europian, në nivelin e klubeve, mes të cilave, Roma-Sevilla dhe Inter-Getafe.
Përballjet e tjera do të jenë Instanbul Basaksehir-Copenhagen, Olympiacos-Wolverampton, Rangers-Bayer Leverkusen, Wolfsburg-Shakhtar Donetsk, Eintracht ose Salsburg-Bazel, LASK-Manchester United.
Ndeshjet e para të raundit të 1/8 të Europa League do të luhen në 12 mars ndërsa ato të kthimit një javë më vonë.






































