Shba-ja e ka kapur rastin në ajër. NIH (Instituti Kombëtare i Shëndetësisë) vendosi që menjëherë të fillojë një studim për aplikimin e Remdesivir te pacientët e shtruar në spital me Covid-19.
Studimi i kontrolluar i rastit është kryer në Omaha nga Qendra Mjekësore e Universitetit të Nebraska. Studime të tjera klinike tashmë janë duke u zhvilluar në Kinë.
Pjesëmarrësi i parë i studimit të ri të filluar në Nebranska është një nga pasagjerët amerikanë që ishte në anijen e lundrimit “Diamond Princess”, që ndenjën për disa javë në karantinë në Japoni, ku numri i rasteve me koronavirus ishte 700 ndër 3600 pasagjerët.
Studimi përfshin administrimin e Remdesivirit intravenoz në doza për dhjetë ditë.







































