Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç është shprehur se është i mirëllogaritur vendimi i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për heqjen përmes disa fazave të taksës 100% ndaj eksporteve të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës
Vuçiç tha se ajo e djeshmja ishte “një lëvizje taktike nga ana e Albin Kurtit dhe ndodhi një ditë para nisjes time për në Ëashington”, duke arsyetuar “në mënyrë që të mos e shtroja si problematikë në SHBA”.
Presidenti i Serbisë tha gjithashtu se emisari i presidentit Trump, Richard Grenell ka plotësisht të drejtë që e kundërshton vendimin e Kurtit për heqje të pjesshme të taksës.









































