Google search engine
Home Aktualitet Vrau veten sot pasi u rrethua nga FNSH, zbardhen detajet si familjarët...

Vrau veten sot pasi u rrethua nga FNSH, zbardhen detajet si familjarët negociuan për ta dorëzuar Fatmir Kolecajn në Polici

0
375

Fatmir Kolecaj prej dy ditësh pasi vrau ish- gruan dhe vëllain e saj në Mirditë Esmeralda dhe Vledison Filopatin fshihej në pyllin e Zejmenit afër banesës së tij.


Mësohet se familjarët tentuan dhe negociuan që ta dorëzonin Fatmir Kolecajn në Polici por ky i fundit nuk pranonte. Sot Kolecaj vendosi që të shkonte në shtëpinë e tij duke u futur nga mbrapa saj po u pikas nga Policia. Fillimisht FNSH e Shkodrës në bashkëpunim me Policinë e Mirditës rrethuan banesën duke i bërë thirrje të dorëzohej dhe të linte armën.

Dyshohet se Kolecaj kishte në dorë armën me të cilën kreu edhe vrasjen e dyfishtë më 25 shkurt, duke plagosur edhe një efektiv policie të FNSH-së së Shkodrës i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Më pas Fatmir Kolecaj ka vendosur t’i japë fund jetës duke qëlluar veten me armën e zjarrit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here