Pushuesit në plazhin Guaruja në Brazil u bënë dëshmitarë të një aksidenti ajror. Avioni po fluturonte shumë ulët me bregun dhe u rrëzua në ujë.
Pamja u xhirua nga të pranishmit, të cilët ulërinin mes frikës dhe panikut të shkaktuar nga situata.
Piloti, një 27-vjeçar, tentoi ta ulte avionin larg njerëzve që kishin mbushur bregun. Pas rrëzimit në ujë në ndihmë i erdhi rojet e plazhit, por dhe njerëzit e pranishëm.









































