Ish-deputetja e LSI-së Kejdi Mehmetaj i është përgjigjur Etilda Gjonjat, e cila u shpreh sot se akuzat e Metës kundër saj janë lajthitje.
Mehmetaj shprehet se do ishte mirë që Gjonaj sot të jepte dorëheqjen.
Ajo shkruan:
“Sa mirë do të ishte që Etilda Gjonaj sot të jepte dorëheqjen, të shfaqte shenja pendese përpara shqiptarëve e të përballej sa më parë me SPAK, çdo gjë tjetër vetëm i shtohet turrës së gënjeshtrave, falsifikimeve e turpeve.
Znj.Gjonaj është pjesë e padiskutueshme e klanit kriminal brenda qeverisë që dhunoi Kushtetutën, që falsifikoi dokumentat, që tenton me kthetrat gjigande të kap çdo institucion të pavarur të shtetit, me aktin final kapjen e Gjykatës Kushtetuese.
Etildës tani i ka mbetur vetëm të përballet me drejtësinë, aty ndoshta do ti dhimbset vetja që pranoi të ishte një tjetër “kurban” i Edi Ramës”








































