Kryeprokurori Olsian Çela ishte sot në Shkodër në kuadër të analizës vjetore për 2019 të Prokurorive në rang Apeli për veriun e vendit.
Çela kërkoi perfeksionim të metodikave teksa nënvizoi se suksesi ka qenë i mangët në luftën kundër pastrimit të parave.
“Duhet të grumbullojmë prova tek krimi financiar. Duhet të aplikojmë ligjin Antimafia. Shkodra, Lezha, Kukësi etj kanë forma të ndryshme krimi”, nënvizoi ai.
“Si çdo vit analiza kristalizon atë çka është bërë gjatë këtij viti me momente pozitive dhe negative. Prokuroria po përballet me sfida të rëndësishme qoftë me reformën në drejtësi por dhe nevojën që ka vendi për një prokurori efikase. Jemi në fazë rikonstruksioni. Që nga fundi i vitit Prokuroritë kanë kompetenca të reja si antikorrupsion anti-mafia dhe krimin e organizuar.
Duket se me SPAK riaktivizohen prokuroritë, por në fakt ne jemi depozita e madhe që të dërgon në rrjetet kriminale. Prej jush duhet të rriten metodat speciale te hetimit. Janë momente shumë të rëndësishme pasi ju duhet të perfeksiononi metodikat. Pastrimi i parave është një fushë tjetër objektiv. Pastrimi i produkteve të çështjeve penale suksesi ka qenë i mangët. Duhet te grumbullojmë prova tek krimi financiar. Duhet të aplikojmë ligjin antimafia. Shkodra Lezha Kukësi etj kanë forma të ndryshme krimi. Ju keni përvojën për ta bërë përballjen në mënyrën e duhur,”– shtoi kryeprokurori.








































