Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj ka dalë në një deklaratë për shtyp ditën e sotme, ku në fjalën e saj u iu përgjigj akuzave të rënda të presidentit të vendit, Ilir Meta.
Presidenti disa ditë më parë e akuzoi për shkelje të ligjit ndaj Kushtetutës dhe i kërkoi që të japë menjëherë dorëheqje dhe të hetohet si ish ministre.
Në deklaratë Gjonaj tha se Presidenti nuk ka të drejtë në luftën që ka nisur dhe ka deformuar faktet.
Më tej ajo iu përgjigj akuzave dhe tha se Presidenti ka hallin me Reformën në Drejtësi. “U rezervoj keqardhjen time për hallin që kanë me Reformën në Drejtësi, por sulmet ndaj meje nuk i lehtësojnë nga këto halle. Presidenti ka ngritur një luftë të deformuar me dokumentet që ka publikuar”, u shpreh Gjonaj.








































