U regjistruan tre viktima të reja në Itali, duke e çuar numrin në 17. Ndërsa shkon në 650 numri i personave të dalë pozitivë me koronavirus.
Tre viktimat janë regjistruan në Lombardi, të gjithë mbi moshën 80-vjeçare.
Edhe pse nuk është në zonën e kuqe, spitali i Kremonës është në kolaps prej koronavirusit. Në të janë shtruar 60 pacientë pozitivë, sepse sipas drejtuesve të tij, e gjithë zona e Lodigiano-s përplaset në këtë spital. Cremona është provinca e dytë me më shumë raste.








































