Ky virus ka mundësi të shndërrohet në pandemi”, -kështu deklaroi drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Përhapja e koronavirusit në Iran, Itali dhe në Korenë e Jugut na tregon se çfarë është i aftë të bëjë ky virus”, -shtoi Ghebreyesus.
Shefi i OBSH-së tha se virusi mund të përmbahet dhe mesazhi vjen nga Kina, ku epidemia nuk është më në kulmin e përhapjes.








































