Google search engine
Home Bota Koronavirus/ Situatë e nderë në Itali, 14 të vdekur, 528 raste, Sicilia...

Koronavirus/ Situatë e nderë në Itali, 14 të vdekur, 528 raste, Sicilia me deklaratë të fortë për veriun e vendit

0
331

Koronavirusi ka shtrirë tentakulat më tej në BE, prek edhe Danimarkën, Rumaninë dhe Estoninë. Në Itali, shënohet rasti i parë në Puglia, ku janë mbyllur shkollat në Taranto, për të marrë masa mbrojtëse.

Deri tani rastet në Itali janë 528, ndër të cilët 14 viktima, ndërsa 42 janë shëruar. Sipas OBSH-së, rastet pozitive mund të saktësohen vetëm pas konfirmimit nga Instituti i Shëndetit. (Të verifikuar 282).

“Sicilia nuk është një tokë ku nuk mund të zbarkosh, por duhen kontrolle, sepse ka shumë mundësi që dy rastet e regjistruara pozitive me koronavirus të kenë të bëjnë më turistë nga veriu, sepse ishulli ynë nuk është një vatër. Ndaj, do të ishte mirë që turistët e veriut të vendit mos të vinin këtu”, -kështu deklaroi guvernatori i Sicilisë, Nello Musumeci.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here