Google search engine
Home Aktualitet Kontrollet e imtësishme në pikat kufitare, një 15-vjeçar afgan po verifikohet për...

Kontrollet e imtësishme në pikat kufitare, një 15-vjeçar afgan po verifikohet për koronavirus, mjekët: Kishte temperaturë të lartë!

0
317

Në pikat kufitare të Shqipërisë janë marrë masat paraprake për parandalimin e virusit. Çdo person që hyn në vendin tonë, shihet nëse ka ardhur nga ndonjë vend i prekur me koronavirus, dhe i matet temperatura.

Të mërkurën policia ka ndaluar një grup klandestinësh afgan që ishin futur në territorin shqiptar, teksa një prej tyre kishte rezultuar me temperaturë të lartë. Bëhet fjalë për një të ri 15-vjeçar, të cilit i janë bërë analizat dhe është sjellë në Tiranë.

“Njërin që dyshonim që kishte temperaturë 38 ju mor tamponi dhe u dërguar në ISHP dhe presim rezultatet. Kontrollohet çdo person që futet në pikën e Qafë Botës. Shtetas kinezë nuk kanë hyrë, sot kemi pasur dy italianë”, u shprehën mjekët në pikën kufitare të Qafë Botës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here