Google search engine
Home Bota Kina drejt vënies nën kontroll të epidemisë, Koreja e Jugut më shumë...

Kina drejt vënies nën kontroll të epidemisë, Koreja e Jugut më shumë raste të infektimeve se vendi ku shpërtheu virusi

0
338

Vatra e koronavisurit të ri do të vihet nën kontroll brenda fundit të prillit. Ky është opinioni i shprehur nga pneumologu kinez Zhong Nanshan në një konferencë shtypi në Guangzhou.

“Me masat e forta të ndërmarra nga qeveria qendrore dhe sforcot e mjekëve në të gjithë vendin, jemi besimplotë që epidemia do të vihet nën kontroll brenda fundit të prillit”, -tha Zhong.

Zhong tha se edhe pse rasti i parë me “Covid-19” u zbulua në Kinë nuk do të thotë se e ka origjinën nga ky vend. “Kemi nevojë për një bashkëpunim më të madh ndërkombëtar”.

“Kjo është një sëmundje e të gjithëve, jo vetëm e një vendi. Kemi shtuar bashkëpunimin me universitetet e huaja”, -tha Zhong, shkruan “Xinhua”.

Me 505 raste të reja të raportuara sot, Koreja e Jugut kalon Kinën që njoftoi vetëm 433. Në Kore deri tani ka pasur 13 viktima, ndërsa të prekurit janë 1766.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here