Google search engine
Home Bota Rajoni Greqia merr masa te forta, mbyllen shkollat në Selanik, zbrazin supermarketet. Ja...

Greqia merr masa te forta, mbyllen shkollat në Selanik, zbrazin supermarketet. Ja çfarë po ndodh

0
485

Koronavirusi ka mbërthyer gjithë botën me panik, ku vazhdon që numri i viktimave të rritet, po ashtu edhe persoant e infektuar arrijnë shifra të frishme. Greqia ka shkuar deri në mbylljen e disa shkollave në Selanik.

Ky reagim ka ardhur pasi ditën e djeshme në Selanik është regjistruar rasti i parë i një personi të infektuar me koronavirus. Bëhet fjalë për një 38-vjeçare e cila u kthye nga Milano.

Qytetarët në Selanik filluan të zbraznin supermarketet nga frika se virusi do të përhapet dhe kanë marrë masa paraprake nëse do të jetë e nevojshme të izolohen.

Sipas mediave greke dyshohet dhe për një tjetër të prekur në qytetin e Larisës por që analizat e tij pritet të dalin pas disa orësh.

Qeveria greke ka marrë masat për virusin vdekjeprurës pasi kanë vendosur në karantinë të gjithë personat që kanë pasur kontakt me 38-vjeçaren e infektuar.

Kujtojmë se rastet e para me koronavirus janë shënuar gjithashtu në Rumani, Danimarkë dhe Norvegji.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here