Janë përzgjidhur sot katër nga tetë kandidatët që do ti nështrohen fazës përfundimtare të verifikimit për kreun të BKH. Ata janë Aida Veizaj, Artur Beu, Ervin Hodaj dhe Idajet Faskaj. Katër kandidatë u skualifikuan nga Komisioni i Përzgjedhjes në intervistimet e kryera më datat 26 dhe 27 shkurt 2020 në praninë e Komisionit të Pavarur të Rishikimit (Komision me përfaqësues nga misionet e BE-së dhe Qeverisë së SHBA-ve). Ardian Çipa, Gentjan Shehaj, Lindita Nushi dhe Ylli Pjetërnikaj, nuk mundën të kalojnë testin e makinës së të vërtetës, poligrafit.
E vetmja që ka kaluar vetingun nga 4 kandidatët që i kaluan fazat për kryetar të BKH-së, është Aida Hajnaj, numri dy i Policisë së Shtetit, Aida Hanaj. Ndërsa 3 kandidatët e tjerë të cilët vijnë nga radhët e policisë ende nuk e kanë kaluar këtë filtër.
Njoftimi i SPAK
Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, në datat 26 dhe 27 shkurt 2020, zhvilloi intervistat e strukturuara me 8 kandidatët e përzgjedhur deri në ketë fazë, në praninë e Komisionit të Pavarur të Rishikimit (Komision me përfaqësues nga misionet e BE-së dhe Qeverisë së SHBA-ve). Çdo kandidat u intervistua duke përdorur të njëjtën metodë intervistimi, të miratuar më parë nga Komisioni i Përzgjedhjes. Rezultatet e vlerësimit të intervistave iu shtuan rezultateve të mëparshme të kandidatëve.
Në përfundim, Komisioni i Përzgjedhjes përzgjodhi 4 kandidatët më të mirë deri në këtë moment, të cilët do t’i nënshtrohen fazës përfundimtare të verifikimit. Kandidatët e përzgjedhur janë si më poshtë:
1. Aida Veizaj
2. Artur Beu
3. Ervin Hodaj
4. Idajet Faskaj
Arben Kraja
Drejtues i Prokurorisë së Posaçme









































