Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në shtetin italian ndërsa duket se ka prekur edhe futbollin. Shumë takime janë shtyrë, ndërsa disa ndeshje do luhen pa tifozë.
Së fundmi një futbollisti i Serisë A, dyshohet se është prekur nga virusi i frikshëm. Bëhet fjalë për lojtarin e Genoas, Edoardo Goldaniga.i cili ditën e sotme është stërvitur i veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës.
26-vjeçari është me prejardhje nga Codogno ku ka edhe familjen aty dhe është njëra nga pjesët më të prekura nga ky virus.
Mbrojtësit italian nuk i është lejuar të bashkohet me pjesën tjetër të ekipit dhe ai është duke u kujdesur nga stafi mjekësor i Genoas.
Gjithsesi, nga testi i bërë së fundmi, ai ka rezultuar negativ, por do të vijojë të mbahet nën kujdesin e mjekëve.








































