Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në shtetin italian ndërsa duket se ka prekur edhe futbollin. Shumë takime janë shtyrë, ndërsa disa ndeshje do luhen pa tifozë.
Duke parë situatën, edhe vendet e tjera po shqyrtojnë mundësinë e shtyrjes se aktiviteteve sportive.
Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur të spostojë ndeshjet në program me San Marinon në 27 mars dhe më 30 mars me Slloveninë.
Ndeshja me Slloveninë do luhej në Friuli të Italisë.
FSHF ka nisur bisedimet që ndeshjet të mund të luhen në një vend tjetër, pse jo edhe në stadiumin tonë kombëtar.








































