Ditën e djeshme qyteti i Durrësit u trondit nga një krim i rëndë brenda familjes. Rruzhdi Tosuni 63 vjeç ka lënë të vdekur gruan e tij Hajdije Tosuni 59 vjeçe, pasi e ka goditur me levë hekuri.
Ndërkohë është zbardhur deklarat e 63 vjeçarit, i cili është shprehur se shkak për konfliktin që çoi në vdekjen e gruas ka qenë një zënkë për çështjen e dyqanit, të metrazheve ku ata ishin pronarë.
Dyqani nuk kishte ecur mirë kohët e fundit dhe autori i ka thënë të shoqes që ta shesin por ka hasur në kundërshtinë e kësaj të fundit. Nga një konflikt i çastit autori ka marrë hekurin me të cilin mbyllnin qepenin e dyqanit dhe e ka goditur gruan në kokë duke e lënë të vdekur në vend.
“Shkak për konfliktin është bërë një zënkë që patëm për çështjen e dyqanit. Punët aty s’po ecnin mirë dhe i thashë ta shesim. Aty nisi gjithçka. Ajo nuk donte. Llaf pas llafi situata u agravua. Në gjaknxehtësi e sipër e qëllova me hekurin që mbyllim qepenin (shufër hekuri me ganxhë), e godia në kokë”, ka thënë Ruzhdi Tosuni.
Bëhet me dije autori i ngjarjes tronditëse e ka njoftuar vetë policinë pasi ka vrarë të shoqen dhe më pas është ulur pranë dyqanit me metrazhe të cilin e kishte në pronësi dhe ka pritur efektivët që të vijnë ta marrin.
Dje u shfaqën disa pamje klithëse nga skena e krimit ku vajza e viktimës bërtet me të madhe pranë biznesit të prindërve të saj, ku kërkonte të shite nënë e saj të vdekur për herë të fundit.








































