Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, heq taksën 100% ndaj mallrave serbe.
Mirëpo, ky vendim i të parit të Qeverisë nuk është për taksën në tërësi, por vetëm për lëndën e parë, shkruan Reporteri.
“Pas takimeve me prodhuesit vendorë, kam ardhur tek ky qëndrim sa i përket tarifës 100%. Si Qeveri e Kosovës, nga java e ardhshme kemi vendosur që më 15 mars të hiqet taksa ndaj lëndës së parë”, ka thënë Kurti.








































