Google search engine
Home Politike Deklarata ‘bombë’/ Ish-pjesëtari i UÇK-së zbulon implikimin e Fatmir Haklajt si i...

Deklarata ‘bombë’/ Ish-pjesëtari i UÇK-së zbulon implikimin e Fatmir Haklajt si i porositur për vrasjen e Azem Hajdarit dhe rolin e Izet Haxhisë: Berisha u takua fshehtas me zyrtarin e UDB-së, nuk ka bërë vetëm furnizimin e ushtrisë serbe me karburant!

0
577

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Qerim Kelmendi është gjetur sot i vdekur në makinën e tij në fshatin Zahaq të Komunës së Pejës. Qerimi kishte qenë njëri nga ushtarët e parë të UÇK-së.

Ndërkohë është publikuar një intevistë e Kelmendit e dhënë për DITA-n në vitin 2013, ku ai i rrëfen detaje të këtyre kohëve, duke e akuzuar madje Berishën si të lidhur me bandat e UDB-së.

Pjesë nga intervista

Ju po thoni se vrasja e Azem Hajdarit ishte një kombinacion i shërbimeve serbe për luftë civile në Shqipëri dhe se në krye të këtij kombinacioni në Shqipëri ishte Berisha?

Pikërisht këtë po them. Koha do ta dëshmojë këtë fakt dhe zbardhja e këtij grushti shtetëror do ta forcojë këtë të dhënë, këtë të vërtetë. Pak rëndësi ka se si u vra Azem Hajdari, sepse Fatmir Haklaj, po të paguhej mirë mund të vriste këdo edhe në Beograd, sepse vërtet ai ka qenë trim dhe ka patur strategji. Ama, në rastin e Azemit, ai është vetëm një i porositur, ndërsa skenaristët janë aktorët e grushtit të shtetit të 14 Shtatorit 1998. Interlokutor në organizim dhe një njeri kyç i kësaj vrasje ishte ish-truproja i Berishës, Izet Haxhia, i cili pas ngjarjes është fshehur për shumë kohë në Kosovë, nga bandat e FARK-ut dhe UDB-së. Sali Berisha nuk është vetëm bashkë-skenarist i 14 Shtatorit, por edhe bashkpuntori i ngushtë i Arkanit, Bulatoviçit, Ratko Djokiçit dhe bashkë me këtë nëntokë të Serbisë , nuk ka bërë vetëm kontrabandimin e naftës dhe furnizimin e ushtrisë serbe me karburant, por në bashkë-kordinim me Serbinë, me qëllim ka thyer embargon e OKB-së, që ishte vënë kundër Jugosllavisë së atëhershme. Ndër aktet më të turpshme të shtetit shqiptar të bëra ndonjëherë në histori.

Përse jeni i bindur se Berisha ka patur lidhje me këta eksponentë të rëndësishëm serbë. Ku bazoheni?

Ne kemi patur asokohe të dhëna të sakta në lidhje me këto marrëdhënie. Po ju jap një detaj. Në mënyrë operative dhe të sigurt, ne jemi informuar se Berisha në vitin 1992 është takuar personalisht me Zhelko Raznatoviç Arkanin dhe një oficer të UDB-së të quajtur Ratko Djokiç. Takimi është bërë në një periudhë që ne të LPK-së sapo kishim nisur organizimin konkret në terren. Takimi është zhvilluar në Shkodër tek një lokal pranë ish-pularisë së Shkodrës. Lokali ka qenë në pronësi të Myftar Çelës i cili ka qenë dhe President i klubit “Vllaznia” dikur.

Ka patur rol Remzi Hoxha në organizimin e rezistencës së UÇK-së?

Asokohe në projektin e LPK-UÇK-së përfshiheshin tre zona. Zona e parë ishte Kosova. Zona e dytë ishte Maqedonia. Ndërsa zona e tretë ishte Presheva dhe viset shqiptare në Malin e Zi. Ky ishte projekti fillestar që më pas u reduktua vetëm në zonën e parë, atë të Kosovës. Sali Berisha është urdhëruesi direkt i pengmarrjes së Remzi Hoxhës. Madje vrasja e tij ishte një mesazh i qartë për të gjithë ne sepse pas vrasjes së Remziut ishte e qartë se nëse do guxonim të operonim në Shqipërinë e drejtuar nga Presidenti Berisha do kishim të njëjtin fat dhe të njëjtin trajtim si ai që na bënte UDB-ja në Kosovë. Por jo vetëm këto akte por dhe një sërë veprimesh të tjera të Berishës në vite e tregojnë qartë se kujt ka zgjedhur ti shërbejë ai.

Për cilat veprime e keni fjalën?

Shikojeni me vëmendje të gjithë trajektoren e ngjarjeve që kanë ndodhur në Shqipëri sa herë që ai ka drejtuar vendin. Berisha ishte ai që ndërtoi sistemin piramidal, ky sistem ishte një projekt i financuar nga Serbia dhe 70 % e kapitalit të mbledhur në këto firma, nëpërmjet bandave të SHIK-ut të Gazidedes dhe Milicës (vjehrrës së Berishës) janë përcjellë thasët me lekë për në drejtim të Malit të Zi dhe Serbisë. Faktet do ta vërtetojnë një ditë këtë konstatim timin, i cili kurrë nuk është ndriçuar nga prokuroria shqiptare. Berisha është përgjegjës, jo vetëm për vjedhjen e votave dhe zjarrëvënien e Shqipërisë, masakrimin e opozitës, por edhe përgjegjës për 4000 të vrarë në vitin 1997. Gërdeci po ashtu. 21 Janari dhe vrasja e 4 qytetarëve me duar në xhepa. Shpërblimi që i bëri ekipit të të rinjve që punuan në UNMIK-un e Kosovës, e që drejtohej nga vajza dhe dhëndri i tij, të cilët në UNMIK u punësuan përmes lidhjeve serbe. Ata punuan në departamentin e UNMIK-ut që mblidhte fakte dhe falsifikonte prova për kriminalizimin e luftës në Kosovë, janë dëshmi të qarta, janë fakte të pamohueshme, se Berisha është kokë e këmbë i lidhur me Bogradin.

Po përmend vetëm disa nga puntorët e shtetit shqiptar që u punësuan në UNMIK, në Departamentin për kriminalizimin e luftës së UÇK-së. Argita Berisha-Malltezi, Lulzim Basha, Edit Harxhi, Znj. Baleta, Jamarbër apo Jamserb Malltezi. Analizojeni pak se ku janë këta njerëz sot dhe çfarë peshe kanë ata sot brenda shtetit të Shqipërisë. Pra, i gjithë ekipi i këtij grupi, vjen dhe merr drejtimin e shtetit shqiptar, pra vijnë në krye të Shqiperisë ata që në UNMIK u punësuan përmes Beogradit. Sepse njohës të gjuhës angleze ka me mijëra, unë pyes si u gjendën pikërisht këta për ta bërë atë punë. Të jetë rastësi?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here