Google search engine
Home Bota Zëvendësministri iranian, i infektuar me koronavirus, nuk e lë detyrën edhe nga...

Zëvendësministri iranian, i infektuar me koronavirus, nuk e lë detyrën edhe nga karantina, foli me bindje për ta mposhtur virusin

0
346

Zëvendësministri iranian i Shëndetësisë, Iraj Harirchi, i infektuar me koronavirus, iu drejtua popullit me një fjalim nga zona e karantinës ku është futur për t’u kuruar.

Harirchi u zotua se qeveria iraniane do ta vëjë nën kontroll situatën pas shpërthimit të virusit vdekjeprurës. “Do të jetë një fitore në luftën kundër virusit”.

Gjatë një konference për media, Harirchi djersitej vazhdimisht, kollitej si dhe vërehej plogështia në fytyrën e tij. Pamjet u bënë virale brenda pak momenteve dhe më pas u zbulua se ai ishte prekur nga virusi që po bën namin në botë.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Iran ka shkuar në 19, ndërsa i të prekurve ështeë 139.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here