Shënohet viktima e dytë nga koronavirusi në Francë, ja sa persona të infektuar rezultojnë deri më tani

0
314

Është shënuar viktima e dytë në Francë nga koronavirusi. Një 60-vjeçar, i cili ishte shtruar në spitalin Pitié Salpêtrière një ditë më parë, ka ndërruar jetë gjatë natës.

Lajmi është konfirmuar nga Jérôme Salomon, drejtori i përgjithshëm i Shëndetit Publik. Në të janë të infektuar 17 persona.

Salomon ka bërë të ditur se një 55-vjeçar ndodhet në situatë të rëndë klinike dhe është nën kujdesin intensiv të mjekëve. Ndërkohë, personi i fundit që është konfirmuar me koronavirus në Francë është një 36-vjeçar, i cili kishte vizituar së fundmi veriun e Italisë, por ndodhet në gjendje të qëndrueshme.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here