Google search engine
Home Bota Rusia me dorë të hekurt ndaj virusit, mbyll kufijtë më Kinën, shtrëngim...

Rusia me dorë të hekurt ndaj virusit, mbyll kufijtë më Kinën, shtrëngim i vizave dhe masa për studentët e huaj

0
345

Pavarësisht miliona turistëve dhe dhjetëra mijëra punëtorë e studentë kinezë, Rusia deri tani ka raportuar vetëm dy raste të infektimit. Ata janë shtetas kinezë, të dy shëruar.

“Pak raste janë importuar në Rusi, izolimi i tyre ka qenë efektiv dhe për këtë arsye përhapja e virusit nuk ka ndodhur”, -thanë autoritetet shëndetësore.

“Masat mund të jenë të drejta, por një epidemi mund të ndodhë gjithsesi”, -shpjegoi Vasily Vlasov, profesor i Shkollës së Lartë të Ekonomisë në Moskë.

Rusia ka rreth një muaj që ka mbyllur kufijtë me Kinën dhe studentët kinezë që kanë hyrë në vend kanë qenë në karantinë, duke azhurnuar përditë të dhënat e tyre shëndetësore. Ndërsa për studentët e huaj është menduar një zgjidhje alternative, për të marrë leksione online, në mënyrë që mos të hyjnë në vend.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here