Google search engine
Home Politike Patozi flet për tubimin e 2 marsit dhe zbulon çfarë pritet të...

Patozi flet për tubimin e 2 marsit dhe zbulon çfarë pritet të ndodhë: Basha është në kurthin e Metës, revolucionin nuk e bën presidenti, por…

0
373

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi gjatë një interviste televizive u shpreh se, “Lulzim Basha kërkon të shpëtojë nga çarku i Ilir Metës dhe do të kthehet në normalitet sepse e pa se me revolucion nuk i dilet”.

“Lulzim Basha është në kurth, sepse një revolucion që nuk e bëri vetë nuk mund ta bëjë presidenti duke qenë ushtari i tij, sepse revolucioni nëse do ndodhë ndonjëherë duhet ta bëjë opozita dhe jo Presidenti dhe në qoftë se e bën Presidenti do jetë ai udhëheqësi”, theksoi Patozi.

Po ashtu, Patozi shtoi se “Edi Rama është presuar nga presidenti që do t’i dalë nga gardhi ku ai e ka futur vetë, sepse kur ka bërë president Ilir Metën ka pasur parasysh, pikërisht ta izolojë atë, gjë që është shumë e rëndë për një shtet demokratik, sepse presidenti sikur asnjë kompetencë mos të kishte është shenjë e shtetit, kreu i shtetit”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here