Ishte një sinjal pozitiv ai që dha papa Françesku, gjatë meshës së të mërkurës në sheshin “Shën Pjetër”. Ati i Shenjtë nuk hezitoi të përqafonte besimtarët, pavarësisht frikës dhe panikut në vend për shpërthimin e menjëhershëm të virusit që po bën kërdinë në botë.
Shumë prej të pranishmëve në shesh ishin me maska prej frikës nga koronavirusi, ndërsa papa, jo.
Një ftesë për mos t’i besuar frikës. “Dëshiroj të shpreh se u gjendem pranë të sëmurëve me koronavirus dhe operatorëve shëndetësorë që i mjekojnë, si dhe autoritetet civile dhe të gjithë ata që janë angazhuar për të asistuar pacientët e për të parandaluar infektimin”, -tha papa.











































