Akses falas në faqet “hot”, deri në fund të marsit, për personat rezidentë në zonat më të prekura nga koronavirusi, për të “ndihmuar agjencitë shëndetësore globale për të parandaluar përhapjen e epidemisë”.
Kjo është oferta joshëse e faqes pornografike “xHamster”, që në logo ka një brejtës me maskë.
Mes zonave të përfshira në njoftim janë Lombardia, Veneto, Teherani në Iran, Daengu në Korenë e Jugut, Wuhan-i në Kinë dhe Adeje në Tenerife në Spanjë.
“Mënyra më e thjeshtë për të parandaluar përhapjen e virusit është evitimi i kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëz të tjerë, kështu që pornoja mund të ndihmojë”, -deklaroi Alex Haëkins, zv/presidenti i “xHamster”.









































