Google search engine
Home Politike “Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, shkarkohet nga detyra zv.ministrja e kabinetit...

“Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”, shkarkohet nga detyra zv.ministrja e kabinetit Rama (EMRI +Dokumenti)

0
360

Me vendim të Këshillit të Ministrave zëvendës ministrja e Kulturës, Valbona Shujaku është shkarkuar nga detyra dhe në këtë detyrë është emëruar Meri Kumbe.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Meri Kumbe emërohet zëvendësministër i Kulturës.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

*****

LIRIM NGA DETYRA

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 6, të ligjit nr.9000, datë 30.1.2003, “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Znj. Valbona Shujaku, zëvendësministër i Kulturës, lirohet nga kjo detyrë.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here