Parlamenti Europian “këshillon dhe rekomandon” karantinë prej 14 ditësh për të gjithë eurodeputetët që kohët e fundit kanë qenë në katër rajonet italiane të prekura nga koronavirusi, (Lombardi, Piemonte, Emilia Romagna dhe Veneto). Lajmi u bë i ditur nga burime nga PE-ja.
Në Itali deri tani janë 12 viktima dhe 378 të infektuar, në disa zona të vendit. Ndërsa një person është shëruar.
Përveç panikut të përhapur, njerëzit në zonat e kuqe janë izoluar në qytet dhe pikat hyrëse dhe dalëse të rajoneve janë bllokuar nga Ushtria.








































