Pas nisjes së hetimeve për pacientin një dhe viktimën e parë në Lombardi, prokuroria italiane e Lodit ka hapur një proces hetimor për 3 struktura spitalore në provincën e Lodit.
Janë 3 spitalet e komunave Codugno, Casalpusterlengo e Lodi, të cilat konsiderohen si vatrat e para të përhapjes së koronavirusit në Itali.
Reparti special i policisë italiane për mbrojtjen e shëndetit ka kryer në këtë strukturë një inspektim të të gjithë ambienteve.
Vjen dhe reagimi i spitalit: “Pacienti një, 38 vjeç, u paraqit në urgjencën e Codogno-s për herë të parë më 18 shkurt, pa paraqitur asnjë kriter që mund ta identifikonte si një rast të dyshuar ose të rast të mundshëm me koronavirus, sipas të dhënave të urdhëresës ministeriale të 27 janarit 2020”.








































