Gjyqtari i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Bib Ndreca ka dalë ditën e sotme para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ndreca, njihet si gjykatësi që firmosi urdhër arrestet për grupin Avdylaj dhe autorizoi përgjimin e tyre, ku në rrjetë ra edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako.
“E theksoj që duke qenë se nuk keni bërë hetim administrativ të plotë kërkoj riçelje të hetimit administrativ”, ka thënë ai para trupës.
Në seancë rezultoi se Ndreca është hetuar vetëm në kriterin e pasurisë, por jo në atë të figurës morale dhe aftësive profesionale. Që në hyrje të seancës, ai tha se nuk kishte patur kohën e mjaftueshme për të bërë mbrojtjenm, ndërsa përfundimi i hetimit vetëm në një kriter cënonte procesi.
Pasi dëgjoi Ndrecën, KPK vendosi ta shtyjë seancën për të datën 3 mars, kohë që e konsideroi të nevojshme për paraqitjen e mbrojtjes, ndërsa rrëzoi kërkesat e tij për rihapje të hetimit në dy kriteret e tjera. Ndërkohë, po këtë të mërkurë u konfirmua nga KPK në detyrë anëtarja e GJKKKO-së, Irena Gjoka.








































