Kaloi në ‘sitën’ e vettingut, KPK jep vendimin për gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme Irena Gjoka

0
300

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrën gjyqtaren e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Irena Gjoka.

Në datë 24 shkurt u zhvillua seanca dëgjimore, ndërsa sot trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Valbona Sanxhaktari dhe Genta Tafa Bungo vendosën konfirmimin në detyrë, pasi rezultoi e pastër në të tre shtylla e vlerësimit.

Irena Gjoka e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1993. Gjoka ka punuar si gjyqtare në Gjykatën e Fierit, ndërkohë që në vitin 2014 është emëruar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë.

Prej dhjetorit 2019, ajo është pjesë e Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here