Google search engine
Home Politike Gazetarja i kërkoi të marrë në dorë sanksionet për ‘Russia Today’, kryeministri...

Gazetarja i kërkoi të marrë në dorë sanksionet për ‘Russia Today’, kryeministri Rama i jep përgjigjen e papritur: Ai që jep lajme të rreme respektohet më shumë!

0
387

Kryeministri Edi Rama, pas 15 vitesh është rikthyer sot në Rusi ku mbajti edhe një konferencë për mediat. Një gazetare nga Estonia  e pyeti Ramën nëse mund të marrë në dorë sanksionet që i janë vendosur në vendin e saj Russia Today.

Me batutë Rama u shpreh se kjo nuk futet në kompetencat e mandatit të tij , duke shtuar se atyre që shpërndajnë lajme të rreme nuk i ndodh asgjë.

Gazetarja: Në Estoni qeveria po ndjek qytetarët që po punojnë për agjencinë që është pjesë e Russia Today. Ajo ka interpretuar ligjin për sanksionet. Estonia e ka vendosur Russia Today në listën e këtyre sanksioneve. Pas kësaj qytetarët tanë kanë qenë subjekt i ndërprerjes së kontratave, u mbyllën zyrat. A mund ta merrni në dorë këtë situatë?

Rama: E dëgjova atë që ju thatë. Është diçka që nuk hyn në mandatin  tim, por do ta mbaj parasysh. M’u kujtua që Sputniku ka nxjerrë shumë lajme të rreme për Shqipërinë dhe nuk i ka ndodhur asgjë. Ai respektohet edhe kur jep lajme të rreme më shumë se reale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here