Ministria e Shëndetësisë Italiane, Instituti i Lartë i Shëndetësisë dhe Organizata Botërore e Shëndetit ka dhënë një sërë këshilla për të parandaluar prekjen nga koronavirusi.
Për sa kohë duhet t’i lajmë duart? Cila është largësia që duhet të kemi nga njerëzit e sëmurë që kolliten? Keni nevojë për maskë? Çfarë duhet të bëni dhe çfarë të mos bëni për të zvogëluar rrezikun e infeksionit? Pikërisht këtyre pyetjeve dhe shumë të tjerave Ministria e Shëndetësisë së Italisë iu ka dhënë përgjigje në videon e mëposhtme.