Përkeqësimi i motit në Durrës, me detin e trazuar kanë nxjerr në afërsi të bregut Velierën në zonën e Currilave. Katër persona ndodheshin në Velierë gjatë situatës së vështirë, 3 turq dhe 1 amerikan.
Ekuipazhi dha sinjalin SOS, i cili u kap nga kapitaneria e portit. Në ndihmë të tyre shkuan menjëherë forcat e policisë kufitare, të cilat nxorën në breg 4 pjesëtarwt e velierës.
Gjendja e pjesëtarëve të ekuipazhit paraqitet e mirw, ndërsa është bërë akomodimi i tyre në një hotel aty pranë. Veliera, e cila vinte nga Mali i Zi kishte për destinacion Turqinë.
Ngjarja ka ndodhur në orën 04.30 të mëngjesit.
Mësohet se, nxjerrja e mjetit nga shkëmbinjtë nënujorë ku ajo ka ngecur do të bëhet pas përmirësimit të motit.