Kroacia ka konfirmuar rastin e saj të parë te koronavirusit. Pacienti i infektuar ndodhet ne në spital në kryeqytetin Zagreb, tha sot kryeministri Andrej Plenkoviç.
“Pacienti është në klinikën e Zagrebit për sëmundje infektive. Ai paraqet simptoma jo agresive. Eshte ne izolim dhe gjendja e tij është e mirë për momentin”, tha Plenkoviç në një konferencë për shtyp.
Nderkohe qe Ministri i Shëndetësisë, duke dhene detaje tha që pacienti kishte qëndruar në Milano nga 19 shkurt deri më 21 Shkurt.










































