Google search engine
Home Lifestyle U dënua me burg pas akuzave për përdhunim, regjisori i njohur dërgohet...

U dënua me burg pas akuzave për përdhunim, regjisori i njohur dërgohet me urgjencë në spital

0
327

Harvey Weinstein është shtruar në spital pasi siç raportohet, ai ka ndjerë dhimbje në gjoks pak pasi u dënua me burg për përdhunim dhe sulm seksual.

Ish-regjisori i filmave u shpall fajtor pasi ka detyruar me forcë Mimi Haleyi-n, një ish-asistente t’i kryejë seks oral në vitin 2006 dhe për përdhunimin e një vajze që aspironte të bëhej aktore në vitin 2013.

67-vjeçari po transferohej në burgun e Rikers Island me një ambulancë e cila u dërgua në Spitalin Bellevue në New York, pasi ai u ankua për dhimbje në gjoks, raporton “Variety”.

Weinstein devijoi destinacionin për t’u kontrolluar për zemrën dhe presionin e lartë të gjakut, tha avokatja e tij, Donna Rotunno, tha gjatë një interviste në “Fox News”.

“Ai është në rregull”, shtoi ajo.

Ai raportohet të jetë ndjerë keq pas gjykimit, pasi pretendon pafajësinë:

“Unë jam i pafajshëm. Jam i pafajshëm. Si mund të ndodhë kjo në Amerikë?”, raportohet të jetë shprehur Harvey.

Weinstein rrezikon deri në 25 vjet burg për akuzat e sulmit seksual. Ai gjithashtu u dënua për përdhunim të shkallës së tretë, i cili mbart dënimin me burg deri në 4 vjet.

U dënua me burg pas akuzave për përdhunim, regjisori i njohur

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here