Rreziku nga koronavirusi, doktori italian zbulon si mund të përballohet kjo epidemi

0
319

“Koronavirusi nuk është një sëmundje katastrofike”, kështu është shprehur Dr. Giosia di Saviero, nga rajoni i Abruzz, në një lidhje direkte për Tempora.

Sipas tij, vdekjet ky virus i ka të në nivele të ulta, por problem është mbështetja mekanike dhe numri i lartë i të prekurve.

Ai shprehet se asnjë vend nuk mund të jetë i përgatitur për një sëmundje të re, por duhen respektuar rregullat.

Giosia di Saviero: Koronavirusi nuk është një sëmundje kaq katastrofike sa sëmundjet e tjera. Nuk është çështja e vdekjeve, pasi ka vdekshmëri të ulët, por problemi është në frymëmarrje që zgjidhet vetëm me një mbështetje mekanike dhe vështirësohet nga numri i lartë i të të prekurve.

Në shumë vende, përfshirë edhe tonin, nuk respektohen rregullat ndërkombëtare. Këtu nuk ndiqen me përpikmëri procedurat. Asnjë vend nuk mund të jetë i përgatitur për një sëmundje të re. Por çelësi është ndjekja e rregullave. Në një vend që nuk ndiqen këto rregulla në shëndetësi, ky vend ka më shumë gjasa të jetë i ekspozuar ndaj situatave të tilla. 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here